“Ka presion, por le të shërbejë për…”/ Përballja me Letoninë, reagon trajneri: Ndeshje kyçe, po përgatitemi mirë

“Ka presion, por le të shërbejë për…”/ Përballja me Letoninë, reagon trajneri: Ndeshje kyçe, po përgatitemi mirë

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për të qenë në garë për të shkuar në Botëror. Në konferencë, trajneri Sylvinho foli për tema të ndryshme, ndërsa dukej mjaft optimist për 3 pikët. “Sigurisht që do të jetë një ndeshje kyçe. Po flasim për gjëra të ndryshme. Ndeshjet për të shkuar në Botëror janë të vështira. Dy ditë më parë pamë ndeshjen Letoni-Serbi. Ishin minuta të forta. Në futbollin modern, rezultate 6-0 ndodhin rrallë. I ndodhin ekipeve si Spanja. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel. Letonia është një ekip fizik. Luftojnë gjithmonë për topin e tyre. Janë të mirë në goditjet standarde. Sa i përket ndeshjes me Gjibraltarin,...