Çipa: Numri i turistëve s’ka rënë, por nuk gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Sarandës, Arben Çipa, thotë se pritshmëritë e turizmit për qytetin bregdetar kanë qenë më të larta.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se numri i turistëve nuk ka rënë këtë vit, por se nuk kanë gjeneruar të ardhura të konsiderueshme.
Pritshmëritë kanë qenë më të larta në Sarandë, por nuk na rezultoi i tillë lidhur me gjeneratorin ekonomik, numri nuk ka pasur rënie.
Rënie e vogël u shënua në qershor, ndërkohë shtatori vazhdon me ritme pozitive. Nga 1 deri në 10 tetor mbyllet sezoni, por ndërkohë jemi aktiv në terren.
Përshtypja te operatorët dhe politika lokale lidhet me tipologjinë e turistit i cili nuk gjeneron të ardhura të konsiderueshme.
Operatori duhet të krijojë ide të reja për tu eksploruar. Një turist në Shqipëri qëndron mesatarisht nga një javë deri në 10 ditë, i të gjitha tureve kulturore që në përgjithësi fillojnë në Tiranë dhe përjeton eksperienca si gastronomi, hiking etj.
Duhet të ketë progres me rritjet e çmimit por vetëm duke studiuar tregun. Çdo gjë e re që fillon për turizmin, nis nga Saranda.
Në çdo vend të botës në periudhën e pikut të sezonit, sjell dhe mbingarkesën. Është e vërtetë që Saranda e ka problem parkimin dhe trafikun. Kemi dalë në terren për të përfshirë politika të reja për terminalin, i cili përfshin edhe një parkim.
Edhe në zonën veriore të Sarandës është planifikuar një parkim. Ne nuk disponojmë hapësira publike që t’i shfrytëzojmë.
Saranda ka një tipologji krejt ndryshe afron shumë gjëra dhe ta nxjerrë lekun shumë më kollaj nga xhepi se shumë destinacione të tjera, pasi çdo gjë është e prekshme në një kohë shumë të shkurtër.
Kur ekziston produkt i pasur turistik, konsiderohet destinacion i pasur në vetvete. Ne jemi destinacion në Mesdhe, por ata kanë diferencë, qëndrojnë në sistem dhe reagojnë në kohë. Ne jemi më klasik, ne reagojmë nga feedbacku.
Eksperienca e operatorëve shqiptarë është maksimumi 20 vjet. Për aq sa Saranda mbarte turizëm familjar të moshave të treta dhe një pjesë të moshave të reja, ka qenë më i pastër.
Ndërsa tashmë shohim një sjellje krejt ndryshe nga turisti i cili është i pasjellshëm. Kjo tipologji turisti me sjelljen e tyre gjeneron papastërti.
Kjo na detyron të ulemi në dimër në tavolina të rrumbullakëta, për një strategji për vitin e ardhshëm. Të gjitha çështjet duhen parë në periudhën e dimrit, për tu zgjidhur për sezonin e ardhshëm.
Sa i takon deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për të kthyer Dhërmiun dhe Ksamilin në plazhe publike, ai vlerësoi rikthimin e menaxhimit te pushteti vendor.