Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Marotta paralajmëron Esposito: Nuk mjafton talenti, ja çfarë duhet për t’u bërë kampion i madh
8 Shtator 2025 14:40 Alfred Lleshi Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka vlerësuar sulmuesin 20-vjeçar Francesco Pio Esposito, i thirrur nga Rino Gattuso për kualifikueset e Botërorit: “Është një talent i madh, por për t’u bërë kampion duhet ende të rritet. Meritat janë të tij, por edhe të familjes dhe punës tek Interi”. Ai theksoi se përveç teknikës, Esposito duhet të zhvillojë përulësinë, këmbënguljen dhe pasionin: “Kam parë shumë talente që nuk u bënë kampionë, sepse nuk kombinuan cilësitë teknike me ato njerëzore. Deri tani ka bërë një rrugëtim pozitiv, shpresojmë ta shoqërojmë në rritjen e tij”.