Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
3 ndeshja pa pësuar gol, Ancelotti ngre “murin” te Brazili: Unë jam italian, mos e harroni këtë…
8 Shtator 2025 15:00 Alfred Lleshi Kriza e rezultateve dhe e identitetit që rrëzoi Dorival Júnior, Fernando Diniz dhe Ramon Menezes e çoi Brazilin te trajneri i huaj, Carlo Ancelotti. Me të, “Seleçao” ka gjetur stabilitet: 3 ndeshje, 3 porta të paprekura. Debutoi me barazimin 0-0 ndaj Ekuadorit, mundi Paraguajin 1-0 dhe shkatërroi Kilin 3-0. “Unë jam italian, mos e harroni këtë, – tha me humor italiani. – Duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Jam i bindur se kemi mundësinë t’i fitojmë edhe sfidat që vijnë, meqë arritëm ta mbajmë portën të paprekur në këto 3 ndeshje. Kemi një ekip kompakt, që mbron mirë. Futbolli modern është në duart e sulmuesve, nëse ata punojnë fort, ekipi mbron mirë”. Gabriel Martinelli shtoi: “Ancelotti na kërkon shumë...