Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Ndaj Izraelit në fushë për fitore, do të luajmë sikur të jemi 11 Gattuso”
Mesfushori Sandro Tonali është gati për Italinë, që synon sot një fitore ndaj Izraelit në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Suksesi do të siguronte vendin e dytë provizor për kombëtaren “azzurre”. “Çdo ndeshje është e ndryshme, kundërshtarët janë të ndryshëm dhe ne jemi të ndryshëm. Ne thjesht duam të fitojmë, të luajmë për tre pikët dhe të mos mendojmë për fazën play off apo për sfidën ndaj Norvegjisë”, tha Tonali. Duke folur për trajnerin Gennaro Gattuso, ai shtoi: “Ai na nguliti pozitivitet në mendje, na bëri të kuptojmë se jemi të fortë, se kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera dhe kemi fituar kundër ekipeve të shkëlqyera”. “Ai na nguliti dëshirën dhe vendosmërinë që nuk mungonin, por ishin në nivele të ulëta. Ai...