Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nico Williams e konfirmon: Yamal, çmendurisht i dashuruar me këngëtaren argjentinase
8 Shtator 2025 10:36 Alfred Lleshi Pas fitores së thellë 6-0 ndaj Turqisë, Nico Williams e pyeti Lamine Yamal: “Pse po buzëqesh, bro?” Atmosfera mes lojtarëve të Spanjës ishte e shkëlqyer, e ndihmuar edhe nga fitorja tenistike. Marrëdhënia e të dyve vazhdon të dhurojë momente për të qeshur te kampionët e Europës në fuqi. Williams e regjistroi Yamal duke buzëqeshur, teksa shikonte telefonin, ku fotoja e “partneres” së tij (ende e pakonfirmuar publikisht), Nicki Nicole, këngëtares argjentinase, shfaqej si sfond ekrani. Një moment i thjeshtë, por që tregon dashurinë dhe humorin e futbollistit të ri të Barcelonës. E PABESUESHME! Yamal fitoi 6-0, por humbi pasaportën në Konya. Pamjet bëjnë xhiron e botës… (video)