Zielinski: Dua të tregoj se jam një lojtar i denjë për Inter, gati të luaj kudo që kërkon trajneri

Mesfushori polak Piotr Zielinski shpreson që sezoni që sapo ka nisur të jetë më i mirë për të me fanellën e Inter. Në vitin e dytë me zikaltërit, ai bën një vlerësim të sezonit që vjen për Inter, që tashmë drejtohet nga Christian Chivu.
“Dua ta tregoj Zielinski-n në formën e tij më të mirë. Këtu fillova me lëndime të vogla që nuk më lejuan kurrë të isha në formën time më të mirë, pastaj një tjetër erdhi pikërisht kur po fitoja vetëbesimin e duhur dhe po gjeja qëndrueshmërinë time”, tha polaku.
“Fatkeqësisht, lëndimet lanë gjurmën e tyre në sezonin tim të parë në Inter, por shkoi mirë dhe jam i lumtur. Këtë vit dua të provoj se jam një lojtar i denjë për Inter, me cilësi dhe do të jem në gjendje t’i jap shumë ekipit“, shtoi Zielinski.
Kampionati rikthehet këtë fundjave me ndeshjen Inter-Juventus, për të cilën ai thotë: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi të gjitha cilësitë për të bërë mirë. Do të jemi të entuziazmuar për të marfrë tri pikët”.
“Jam i gatshëm të bëj gjithçka. Mund të luaj kudo në mesfushë. Do të jap gjithçka nga vetja kudo që më vendos trajneri, kështu që mendoj se do të jem rehat pavarësisht kësaj. Inter duhet të synojë gjithmonë lart, në të gjitha garat, dhe të përpiqet të fitojë”, tha Zielinski.