Drejtori i Rendit thirrje prindërve: Kontrolloni çantat e fëmijëve para se t’i nisni për shkollë

Drejtori i Rendit thirrje prindërve: Kontrolloni çantat e fëmijëve para se t’i nisni për shkollë

Ka nisur sot, më 8 shtator, zyrtarisht viti i ri shkollor në të gjithë vendin. Pas pushimeve të verës që zgjatën rreth tre muaj, mijëra nxënës janë rikthyer sot në bankat e shkollës, për të vijuar rrugëtimin e tyre në arsim dhe dije. Ndërkohë edhe Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për mbarëvajtjen e sigurisë në shkolla. Drejtori i Rendit, Agron Çeli, foli sot për këto masa në një intervistë live për gazetarin Besar Bajraktaraj në Klan News. Ai tha se gjatë ditës së sotme nuk janë konstatuar probleme, përveç trafikut të rënduar dhe vonesave në nisjen e mësimit, për shkak të dëshirës, siç u shpreh ai, të prindërve për t’i dërguar vetë fëmijët në shkollë në ditën e parë me makinat...