Shqiptarët shkëlqejnë në fitoren e Maqedonisë së Veriut, Muçin e presin me shpulla te Trabzonspori, Kumbulla elozhe…

Shqiptarët shkëlqejnë në fitoren e Maqedonisë së Veriut, Muçin e presin me shpulla te Trabzonspori, Kumbulla elozhe…

Adriatik BALLA Lojtarët shqiptarë janë të tejshtrirë në kampionatet e shumë vendeve europiane madje dhe në kampionatin aziatik dhe atë amerikan. Një pjesë e tyre që janë më cilësorë kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për përfaqësuese të vendeve të tjera si Zvicra, Gjermania etj, pa harruar se shumë shqiptarë luajnë po ashtu për përfaqësueset e vendeve fqinje si Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Madje, shqiptarët në radhët e verimaqedonasve po ndihmojnë skuadrën drejt një kualifikimi historik në Kupën e Botës. Kështu, Enis Bardhi ka shënuar gol dhe ka bërë asistim në fitoren e Maqedonisë së Veriut. Të dielën mbrëma në Shkup, Maqedonia e Veriut fitoi 5:0 ndaj Lihtenshtajnit, në kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Fitoren e...