Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Serbi: Mbështetësit dhe kundërshtarët e pushtetit protestojnë në disa qytete
Të dielën në Serbi janë mbajtur marshe të mbështetësve të Qeverisë, të cilët kundërshtojnë protestat që mbahen që 10 muaj kundër pushtetit. Në qytetet si Nishi, Çaçaku dhe Shabaci janë mbajtur marshe paralele dhe me raste janë raportuar tensione mes dy palëve. Policia ka intervenuar në një incident të raportuar në Çaçak, ndërsa në Shabac i ka ndarë dy grupet e protestuesve përmes kordonit. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka marrë pjesë në marshin në Borça, ka përsëritur thirrjen e tij për dialog. Disa prej studentëve që protestojnë kundër Qeverisë, e kanë refuzuar ftesën e Vuçiçit për debat të hapur televiziv, duke thënë se do të flasin me të kur t’i thërrasë zgjedhjet e parakohshme dhe t’i përmbushë kërkesat. Më 3 shtator, presidenti i...