Shqipëria pa “shënjestër”, shifrat e repartit të avancuar

Shqipëria pa “shënjestër”, shifrat e repartit të avancuar

Kombëtarja shqiptare e futbollit bëhet gati për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit ndaj Letonisë e ndërgjegjshme se për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim, i duhet të përmirësojë shumë gjëra dhe me kryesorja, shënjestrën para portës. Jo vetëm me golat e shënuar, 5 të tillë në 5 ndeshjet e luajtura në këtë vit, përfshirë edhe miqësoren me Gjibraltarin. Por specifikisht me gjuajtjet në katërkëndorin e portës. Statistikat e publikuara nga UEFA për ndeshjet e këtij viti, tregojë se Shqipëria lë shumë për të dëshiruar sa u përket tentativave brenda katërkëndorit të portës kundërshtare. Rekordi negativ i këtij viti është ai i ndeshjes me Anglinë, ku Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gjuajtje në portën kundërshtare. Keq ka bërë edhe me Letoninë në ndeshjen e parë, me...