Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zyrtare/ Dy ndeshje në pankinë, Tirana “shtrëngon duart” me trajnerin Mile
Tirana ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Vangjel Mile. Ashtu siç pritej, klubi bardheblu dhe tekniku i njohur kanë “shtrënguar duart” përfundimisht, me lajmin që tashmë është konfirmuar në kryeqytet.Ky vendim vjen pasi skuadra në dy ndeshjet e para, grumbulloi vetëm një pikë. “Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit. Tirana falenderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe”,- shkruan klubi.