Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gjermanisë nuk i falen më hapat fals. Guler, Yildiz & Co. duan të befasojnë Spanjën
Kanë dalë formacionet zyrtare të sfidave kualifikuese që luhen sonte në mbrëmje. Në Koln, Gjermania pret Irlandën e Veriut dhe sot për të besuarit e Julian Nagelsmann vlen vetëm fitorja. Pas humbjes në sfidën e parë në grup ndaj Sllovakisë 2-0, sot gjermanët duhet të reagojnë dhe të marrin tre pikët, nëse nuk duan ta vështirësojnë akoma dhe më shumë situatën e tyre në grup. Gjermania e nis me këtë formacion titullar: Baumann-Anton, Koch, Rüdiger- Leweling, Kimmich ©, Groß, Raum -Gnabry, Wirtz -Woltemade Në Konya, Turqia pret Spanjën. Të dy ekipet vijnë nga fitoret në ndeshjet e para në grup dhe sot është testi i vërtetës për të dyja. Spanjollët duan të sigurojnë kualifikimin sa më parë, Arda Guler me shokë po ashtu kanë pretendime...