Kryepeshkopi Joan bekon fëmijët në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryepeshkopi Joan bekon fëmijët në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ për fillimin e vitit të ri shkollor

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturi Joani, bekoi fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor ku u lexua një lutje e veçantë. “BEHUNI BIJ TË DRITËS”. Ky urim, lutje dhe bekim për fëmijët, u mbajt në të gjitha kishat e vendit pas Liturgjisë Hyjnore të së dielës, më 7 shtator 2025. Urata për fillimin e Vitit të Ri shkollor: O Zot Jisu Krisht Perëndia ynë, bërës i dritës dhe i urtësisë, mëshirëplot e njeridashës, që hape sytë e të verbërit dhe shndërrove peshkatarët në mësues dhe predikues të urtë të Ungjillit, me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë; që i ke dhënë mësime popullit në tempullin e Jerusalemit. Ti, o Kryezot,...