Ndodh për herë të parë te Milan, pas 100 vitesh. Pas largimit të Luka Jovic, kuqezinjtë mbeten pa numrin 9

Ndodh për herë të parë te Milan, pas 100 vitesh. Pas largimit të Luka Jovic, kuqezinjtë mbeten pa numrin 9

7 Shtator 2025 17:29 Telesport Milan ishte një nga ekipet më aktive në merkaton e fundit, ku pati disa përforcime, por edhe shumë largime. Një nga lojtarët e larguar ishte edhe Luka Jovic, i cili mbante numrin 9 te kuqezinjtë. Pas largimit të sulmuesit serb, Milan mbetet për herë të parë pas plot 100 vitesh pa numrin 9. Edhe pse vitet e fundit, sulmuesit që e kanë mbajtur këtë numër, nuk është se kanë patur ndonjë rendiment të jashtëzakonshëm, me përjashtim të Oliver Giroud, numri 9 ka një rëndësi dhe peshë për çdo ekip. Nga opsionet që Milan ka aktualisht në sulm, asnjë prej tyre nuk do të mbajë fanellën me numrin 9 këtë sezon. “La Gazzetta dello Sport” thotë se fakti që askush nga...