Nuk pati kohë për një foto, Tirana largon Milen

Roberto Bordin, italiani i cili drejtoi për disa javë Elbasanin në sezonin e kaluar, pritet të jetë në drejtimin e Tiranës

U raportua largim me mirëkuptim dhe qëllim strategjik. Vangjel Mile ikën pa bërë një ‘foto’ nga bardheblutë.

Njoftimi i Tiranës:

Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit.

KF Tirana falenderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe.

Vazhdo leximin