Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Greqia afër Palestinës, Mitsotakis: Njohja do të ndodhë, çështje kohe
Gjatë konferencës për shtyp në TIF, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u pyet në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës dhe se kur qeveria greke do ta njohë shtetin palestinez. Lidhur me situatën në Gaza, kryeministri grek tha se qeveria ka kritikuar ashpër humbjen e jetëve njerëzore dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, dhe se e gjithë kjo i është përcjellë udhëheqjes izraelite, duke sqaruar sigurisht se “qeveria ka një aleancë strategjike me Izraelin”. “Ne kemi një aleancë strategjike me Izraelin. Kjo nuk na ka penguar të kritikojmë atë që po ndodh në Gaza dhe të këmbëngulim në zgjidhjen me dy shtete. Ky është qëndrimi i qeverisë dhe ky është qëndrimi ynë publik. Kriza e paimagjinueshme humanitare në Gaza duhet të...