Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Uroj që të ketë fat sa unë”, Lippi bekon trajnerin Gattuso tek Italia
7 Shtator 2025 11:34 Telesport Legjenda Marcello Lippi është shprehur shumë i lumtur për suksesin në ndeshjen e parë të Gennaro Gattuso si trajner i kombëtares italiane. Ai i ka uruar fat ish-lojtarit të tij. “Jam shumë i lumtur me atë që ka arritur Rino. Unë e di mirë se sa shumë e donte. Më vjen mirë që filloi me fitore bindëse dhe me spektakël. Rino është pak si unë. Le të shpresojmë se është po aq me fat sa unë”, është shprehur ish-kampioni i botës. Gattuso e ka veshur fanellën e Italisë 73 herë, duke debutuar në vitin 2000.