Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama ndan opinionet e qytetarëve: Aksi Qukës-Qafë Plloçë na shpëtoi të gjithëve
Aksi rrugor Qukës-Qafë-Plloçë është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve, duke krijuar një lidhje të rëndësishme për zonën juglindore të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga rruga e re dhe opinione të qytetarëve të cilët kanë kaluar përmes aksit rrugor më të ri Qukës-Qafë Plloçë, i cili i shërben të gjithë zonës së juglindjes. Kreu i qeverisë në postimin e tij thekson se aksi ofron një udhëtim të këndshëm dhe në një kohë më të shkurtër. Sakaq, qytetarët shprehen entuziast për aksin e ri rrugor, i cili sipas tyre ka lehtësuar kalimin, ulur trafikun në zonën e Pogradecit dhe jo vetëm, si dhe ka shkurtuar udhëtimin nga Shqipëria e mesme drejt juglindjes dhe anasjelltas. ’’Super rrugë, shumë rrugë e mirë, shkurton...