Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Temperaturat arrijnë deri në 36°C

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Temperaturat arrijnë deri në 36°C

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut. Në relievet malore të zonës së jugut dhe verilindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe të dobëta. Në relievet e larta malore të zonës së jugut qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiu në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat, duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me...