KUALIFIKUESET: Për një arsye të pazakontë, ndërpritet për disa çaste ndeshja Austri-Qipro

KUALIFIKUESET: Për një arsye të pazakontë, ndërpritet për disa çaste ndeshja Austri-Qipro

Janë luajtur këtë mbrëmje 3 ndeshjet e radhës të vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në grupin H, Bosnja ka fituar 0-6 në transfertë ndaj San Marino. Boshnjakët kryesojnë grupin me 12 pikë në 4 ndeshje, por ende nuk janë përballur me rivalin kryesor, Austrinë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Austria ka fituar 1-0 ndaj Qipros, në sfidën e luajtur në Linz. Golin vendimtar për austriakët e shënoi Marcel Sabitzer nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 54-të. Një episod i veçantë ka ndodhur në pjesën e fundit të ndeshjes, e cila u ndërpre për disa çaste për shkak të një grope të madhe të hapur në fushë. Gjithsesi situata u zgjidh direkt, me një kovë dhe, dhe gropa u...