Portugalia i nis me “manita” kualifikueset. 40-vjeçari Ronaldo shënon dopietë (video)

Portugalia i nis me “manita” kualifikueset. 40-vjeçari Ronaldo shënon dopietë (video)

6 Shtator 2025 19:59 Telesport Portugalia i ka nisur me fitore bindëse kualifikueset për Kupën e Botës 2026. “Luzitanët” e drejtuar nga Roberto Martinez fituan 0-5 në Yerevan, në transfertën ndaj Armenisë. Në minutën e 9-të, Joao Cancelo bën vetë gjithçka bukur në fundore dhe kroson në zonë, aty ku Joao Felix dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 20-të, ishte radha e Cristiano Ronaldo për të dyfishuar shifrat, pas asistit perfekt në zonë nga Pedro Neto. Në minutën e 32-të ishte Joao Cancelo i cili gjeti golin e tretë, pas një goditjeje të fuqishme brenda zonës. Cancelo e festoi golin njësoj siç bënte i ndjeri Diogo Jota. Në fillim të pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo shënon golin e dytë personal në këtë...