Dembele fut në “sherr” Francën me klubin e PSG-së, sulmuesi do të mungojë për të paktën 6 javë

Dembele fut në “sherr” Francën me klubin e PSG-së, sulmuesi do të mungojë për të paktën 6 javë

6 Shtator 2025 16:21 Telesport Franca fitoi mbrëmë 0-2 në transfertë ndaj Ukrainës, për ndeshjen e parë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Lajmi i keq për francezët ishte dëmtimi i Ousmane Dembele, i cili la fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë. Dëmtimi i Dembele duket se ka futur në “sherr” francën me klubin e PSG-së. Mediat franceze raportojnë se PSG akuzon Federatën franceze për keqtrajtim të lojtarit dhe se ai nuk duhej të ishte grumbulluar për këto ndeshje të kombëtares, duke ditur se nuk ishte në formë të mirë fizike. Sulmuesi duket se ka pësuar një dëmtim muskulor dhe dëmtimi ka rezultuar më i rëndë nga sa pritej fillimisht. Ndërkohë, RMC Sport raporton se Dembele pritet të mungojë për të...