Komandon Binder në Barcelonë, motorët KTM fluturojnë në parakualifikueset e Moto GP

Komandon Binder në Barcelonë, motorët KTM fluturojnë në parakualifikueset e Moto GP

Motori KTM vazhdon të lërë përshtypje të mira në Katalonjë. Brad Binder ka marrë dje vëmendjen në pistën e Montmelosë, duke regjistruar kohën më të mirë në parakualifikueset e Çmimit të Madh të Barcelonës të Moto GP. Piloti nga Afrika e Jugut regjistroi kohën 1’38″141, duke marrë vendin e parë, 104 të mijtat më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Pedro Akosta, i cili kishte kryesuar sesionin e parë të provave të lira. Në përballjen mes vëllezërve Markez, këtë herë triumfoi Aleks, i cili zuri vendin e tretë përpara Markut. Piloti i ekipit Gresini tregoi gjithashtu një ritëm të mirë me gomat mesatare. Nga ana tjetër, Mark Markez shfaqi një formë të mirë, sidomos kur degradimi i gomave filloi të bëhej i ndjeshëm....