Maicon: Kemi shumë besim tek Ancelotti, tashmë duket dora e tij te Brazili

Maicon: Kemi shumë besim tek Ancelotti, tashmë duket dora e tij te Brazili

6 Shtator 2025 13:48 Alfred Lleshi Carlo Ancelotti e ka “latuar” Brazilin dhe rezultatet e para e tregojnë qartë. Pas emërimit në qershor, ai ka regjistruar 2 fitore dhe 1 barazim në 3 ndeshjet e para si trajner i “Seleçao”. Suksesi i fundit ishte 3-0 kundër Kilit, falë golave të Estevão, Paquetá dhe Bruno Guimarães, që e ngjitën Brazilin në vendin e dytë të grupit eliminator të Amerikës së Jugut, vetëm një pikë mbi Uruguajin dhe 10 larg Argjentinës. Përtej rezultateve, ndjesia është se fryma ka ndryshuar dhe skuadra ka filluar të pasqyrojë dorën e Ancelottit. Ish-mbrojtësi legjendar Maicon, në një intervistë për “Tuttosport”, e konfirmon:“Që kur ai ka ardhur, kombëtarja po luan mirë. Shihet qartë dora e Ancelottit. Kemi shumë besim tek ai, është...