Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Ernest Muçi largohet nga Beshiktash dhe zyrtarizohet në ekipin e ri: Do bëj gjithçka që kjo skuadër të më marrë
                            Ernest Muçi ka nisur një aventurë të re në karrierë. Pasi mbylli kapitullin me Beshiktash pasi ishte jashtë planit të ekipit, Muçi ka përfunduar te Trabzonspor në Turqi. Lojtari shqiptar ka shkuar te Trabzonspor në formë huazimi me tê drejtë blerje për shifrën e 8.5 milionë eurove. Menjëherë pas mbërritjes te Trabzonspor, Muçi tha: “Sapo menaxheri më propozoi këtë mundësi, nuk e mendova dy herë. Do të bëj gjithçka që të ndihmoj ekipin dhe që Trabzonspor të më marrë në fund”, tha Muçi. /Sport Ekspres/