Telefoni i humbur i zyrtarit të UEFA-s u gjet në fushë, ndërpreu ndeshjen Itali-Estoni

Telefoni i humbur i zyrtarit të UEFA-s u gjet në fushë, ndërpreu ndeshjen Itali-Estoni

6 Shtator 2025 12:29 Alfred Lleshi Lojtarë dhe stafe të të dy skuadrave u habitën nga një ngjarje e pazakontë në fillim të ndeshjes Itali-Estoni 5-0. Një celular u gjet në fushë. Nuk ishte hedhur nga tifozët, por telefoni kishte rënë aty, pra ishte humbur. Vetëm dy minuta pas fillimit, loja u ndal. Lojtarët pyetën për arsyen, çka shpejt u zbulua. Celulari ishte në fushë, po i binte zilja. I pari që e pa ishte Di Lorenzo, i cili e raportoi te gjyqtari Joao Pinheiro. Telefoni u mor dhe u nxor jashtë fushës, ndërsa loja rifilloi pas disa sekondash. Edhe Gattuso nuk e kishte vënë re: “Pse e ndaluan ndeshjen për një telefon? Nuk e pashë. Ishte si shaka sportive, mendova se po shikonin VAR-in”....