“I pari që arrin e merr’; Ramos bën dhuratën e ëndrrave në shatërvanin e famshëm (video)

“I pari që arrin e merr’; Ramos bën dhuratën e ëndrrave në shatërvanin e famshëm (video)

6 Shtator 2025 10:03 Alfred Lleshi Pas publikimit të këngës së tij “Cibeles”, Sergio Ramos vendosi një fanellë të nënshkruar të Real Madridit në shatërvanin e famshëm “Fuente de Cibeles”, në Madrid. Në videon e ndarë në Instagram, ai tha: “Kjo është fanella që do ta lë në ‘Cibeles’ pas xhirimit të videoklipit. Të shohim, cili do të jetë i pari që do ta marrë. Shpresoj ta ruani me të njëjtën dashuri dhe emocion si unë. Hala Madrid! Dëgjojeni këngën ‘Cibeles’, do t’ju pëlqejë”. Ramos shkroi në fanellë: “Urime që arrite i pari në ‘Cibeles’. Përshëndetje nga kapiteni. Hala Madrid!” Fanella nuk qëndroi gjatë. Një djalë iranian e pa Ramosin dhe vrapoi për ta marrë, duke thënë: “Isha te Puerta de Alcalá dhe pashë videon. Nuk...