Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet/ Studentët nuk ndalen, paralajmëronë protestë masive
Një protestë e madhe me temën “Serbi, a mund të dëgjohemi?” do të mbahet sonte në Novi Sad të Serbisë, ndërsa tubime mbështetëse janë planifikuar në disa qytete të vendit. Tubimi në Novi Sad fillon në orën 19:00, ndërsa para fillimit të protestës, forca të forta policore tashmë po mbërrijnë në kampusin e Universitetit të Novi Sadit. Arsyeja e protestës, të thirrur nga studentët në bllokadë, është, sipas tyre, shkelja e autonomisë së Universitetit dhe prania e policisë në ndërtesat e Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik. Fakulteti i Filozofisë, nga i cili studentët u përjashtuan dhjetë ditë më parë, sipas mediave serbe është plot me policë, dhe anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes dhe të Xhandarmërisë mund të shihen përmes dritareve...