Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Juve-Vlahovic, rinovimi është i pamundur, në skenë tani del edhe Inter
Dusan Vlahovic ishte një nga emrat më të përfolur gjatë kësaj merkatoje vere, kjo për vetë faktin se sulmuesin serb nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Tudor, në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit dëshironin ta shisnin pasi lojtari futet në vitin që i përfundon kontrata, plus që këtë sezon u aktivizua klauzola që detyron “Zonjën e Vjetër” ta paguajë 12 milionë euro në sezon. Ndryshe nga se pritej, Vlahovic nuk u largua nga Torino, me lojtarin që vendosi veton duke mos preferuar të largohej nga futbolli i rëndësishëm. “Bomberi” serb ka humbur statusin e tij në Torino pasi tashmë është kthyer në një rezervë luksi, por pavarësisht këtij fakti, Vlahovic ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni duke realizuar dy gola në dy ndeshjet...