Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Calhanoglu zbulon ëndrrën e madhe: Dua ta thyej rekordin e Rustu me Turqinë
5 Shtator 2025 12:26 Alfred Lleshi Hakan Çalhanoğlu, pas fitores 3-2 të Turqisë në ndeshjen e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026, shprehu ambiciet e tij: “Pas kartonit të kuq patëm vështirësi, por ishte thelbësore të fitonim. Qëllimi ynë është i madh; kualifikimi në Botëror. Urime bashkëlojtarëve dhe shpresoj të fitojmë edhe ndeshjen tjetër”. Për sfidën me Spanjën: “Shpresojmë të fitojmë edhe ndaj tyre. Spanja është e fortë, ne do të japim maksimumin me ndihmën e tifozëve. Është fillimi i sezonit, rëndësi ka të pushojmë mirë për ta përballuar ritmin e ndeshjeve”. Çalhanoğlu ka synim 100 paraqitje me kombëtaren: “Shpresoj të arrij 100 ndeshje me Turqinë dhe ta thyej rekordin e Rustu”. Ai mohoi gjithashtu thashethemet për një përplasje me bashkëkombësin Akgun: “Yunus ka qenë gjithmonë...