Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Peticion për ta ndaluar”! Kompania e njohur ironizon këngën e Ramosit, por ai i kthen përgjigjen epike
5 Shtator 2025 13:02 Alfred Lleshi Sergio Ramos ka surprizuar botën e muzikës me publikimin e këngës së tij të parë, “Cibeles”, që ka mbledhur gati 5 milionë shikime në pak ditë. Sipas zërave, ish-kapiteni i Real Madridit ka gati edhe një album të plotë, megjithëse reagimet kanë qenë të përziera, mes lavdërimeve dhe kritikave. Ndër komentet që kanë bërë bujë, spikati ai i “Ryanair”, e njohur për ironitë e saj në rrjetet sociale. Kompania ajrore, duke shpërndarë këngën e Ramos, shkroi: “Peticion për ta ndaluar këtë këngë në avionët tanë”. Ramos nuk e la pa përgjigje, duke reaguar me humor: “A keni vendosur altoparlantë në avionët tuaj? Mund t’ju jap unë të mitë, nëse ju duhen”. Një shkëmbim ironik mesazhesh, që ka bërë xhiron e...