VIDEO/ Vendos Asani me penallti, Shqipëria vuan ndaj Gjibraltarit

VIDEO/ Vendos Asani me penallti, Shqipëria vuan ndaj Gjibraltarit

Shqipëria fiton 0-1 miqësoren ndaj Gjibraltarit, në ndeshjen e parë historike mes të dyja vendeve. Ndeshja nisi me ritëm të ulët, me vendasit që po tregoheshin të vëmendshëm në prapavijë. Me kalimin e minutave, kuqezinjtë shtuan presionin, duke provuar të bënin diçka me anë të Asanit fillimisht, e më pas me Medon Berishën, por pa rezultat. Shqipëria e filloi në sulm fraksionin e dytë, me të besuarit e Silvinjos që gjetën rrugën e rrjetës me Asanin, por goli u konsiderua i parregullt për pozicion jashtë loje. Në të 68-tën minutë, një prekje me dorë e Pozos solli penallti për kombëtaren tonë. Nga pika e bardhë nuk fali Asani, i  cili dërgoi topin në rrjetë. Nuk mund të lihet pa përmendur debutimi i Shpendit, sakaq pavarësisht...