Shqipëria ngec në ngushticën e Gjibraltarit, penalltia e Jasir Asanit i shpëton fytyrën kuqezinjëve

Shqipëria ngec në ngushticën e Gjibraltarit, penalltia e Jasir Asanit i shpëton fytyrën kuqezinjëve

Shqipëria ngec në ngushticën e Gjibraltarit! Kur u vendos kjo miqësore, u mendua se më në fund Shqipëria do të kthehej në një fitore të thellë dhe shumë lojtarë do të përmirësonin rekordin e golave të tyre me Kombëtaren. Por jo vetëm që nuk ndodhi kështu, por u desh një penallti e kthyer në gol nga Jasir Asani në minutën e 70 që Shqipëria të fitonte në shifrat 0-1. Një ndeshje e vakët, ku shumë lojtarë nuk dëshironin të impenjoheshin në maksimumin e tyre dhe që prodhoi në shumë minuta skena të mërzitshme dhe që duhej të evitoheshin. Në fund ajo që vlen është shpëtimi i fytyrës dhe disa lojtarë të rinj që u aktivizuan, por në ndeshjen e gabuar. /Sport Ekspres/