Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Një penallti shpëton kuqezinjtë/ Shqipëria fiton miqësoren me Gjibraltarin
                            Shqipëria ka fituar në miqësoren e luajtur përballë Gjibraltarit me rezultatin 0-1, falë një penalltie të Jasir Asanit. Sfida e luajtur në “Europa Point Stadium” dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, nis me një ritëm të ulët, teksa rastet ishin të pakta. Kuqezinjtë provuan disa herë me Asanin dhe Berishën nga distanca, por pa e tundur dot rrjetën. Gjithsesi, goli erdhi në minutën e 69’, falë një 11-metërshi që u fitua nga një prekje e topit me dorë në zonë dhe që u shndërrua në gol nga Jasir Asani. Skuadra e Sylvinhos u mundua të shënonte dhe golin e dytë, por pa mundur të depërtonin mbrojtjen vendase. Kështu Shqipëria shpëtoi nga një rezultat i turpshëm përballë një kundërshtari modest, ndërsa kuqezinjtë do të përgatiten për...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                   