Miqësorja, mbyllet pa gola pjesa e pare Gjibraltar-Shqipëri

Miqësorja, mbyllet pa gola pjesa e pare Gjibraltar-Shqipëri

Pjesa e parë e miqësores mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë është mbyllur pa gola, 0–0. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo zhvilluan një 45-minutësh të vakët, pa ide dhe pa rrezikshmëri përballë një kundërshtari shumë modest. Në fraksionin e dytë, Shqipëria pritet të reagojë dhe të tregojë më shumë forcë sulmuese për të mos mbyllur këtë test miqësor me një rezultat zhgënjyes.