Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
1700 pacientë në vit i nënshtrohen operacionit/ Rriten rastet e ndërhyrjeve neurologjike
Rritet numri i ndërhyrjeve neurologjike në Shqipëri. Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Artur Xhumari thotë se afro 1700 persona në vit kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në tru apo shtyllën kurrizore në spitalin e neurokirurgjisë. “Neve kemi afërsisht 1 mijë e 600 – 1 mijë e 700 operacione në vit. Operacionet e neurokirurgjisë janë sa të gjatë, edhe shumë të gjatë. Operacion që zgjat edhe 12 orë”, tha Artur Xhumari, shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë. Afro 30% e operacioneve kanë nevojë për përdorimin e mikroskopit për të bërë edhe ndërhyrjet më të imta në tru. Për të ofruar saktësi në ndërhyrje kirurgjikale dhe për të shkurtuar kohën e operacioneve, duke mundësuar edhe rritje të tyre në të ardhmen, në shërbimin e neurokirurgjisë po përdoren edhe...