Shpërdoroi detyrën dhe mbante armë pa leje, arrestohet oficeri i policisë

Shpërdoroi detyrën dhe mbante armë pa leje, arrestohet oficeri i policisë

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur sot (3 shtator) se është arrestuar një zyrtar policor në mbrëmjen e 3 shtatorit, nën dyshimet se i ka kryer veprat penale, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”. Zyrtari i arrestuar ka qenë i angazhuar në njësinë speciale operative. Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se me autorizim të organeve të drejtësisë janë kryer bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jetonte i dyshuari, dhe që ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor. Të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur gati 700 ankesa për vepra penale nga zyrtarët policorë – në mesin e tyre disa për sulme.