Ademi për mediat zvicerane: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës

Ademi për mediat zvicerane: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës

4 Shtator 2025 13:27 Alfred Lleshi Agim Ademi foli për “Blick” përpara ndeshjes së kualifikuese të Botërorit mes Zvicrës dhe Kosovës, duke sqaruar zgjedhjen e Leon Avdullahut për të përfaqësuar dardanët: “Zvicra nuk ka pse të ketë frikë prej nesh, jemi miq. Në fund, në futboll fiton ai që merr rezultatin pozitiv”. Lidhur me lojtarët me dy shtetësi, Ademi u shpreh: “Diaspora shqiptare në Zvicër është e fortë, ruan gjakun dhe rrënjët. I jemi mirënjohës Zvicrës që na ka pranuar, por askënd nuk e kemi detyruar të luajë për ne. Avdullahu vendosi me zemër”. Ai shtoi se projekti i Kosovës mbështetet te gjenerata e re mes 17-20 vjeç: “Leoni është i mençur, por mbi të gjitha ka ndjekur zemrën. Ne e shohim si lider për...