Tetë duele kualifikuese për Botërorin 2026, Europa nis me pjesën e ‘dytë’

Disa grupe ende pa asnjë takim të luajtur, Shqipëria ka luajtur 4-ër…

Pas një periudhe të gjatë ndërprerje, nisin sot sfidat kualifikuese për Botërorin 2026 për zonën e UEFA-s.

Në Grupin A kryesfida është ajo mes Sllovakisë dhe Gjermanisë ndërsa në këtë grup po sot takimi tjetër Luksemburg- Irlandë e Veriut.

Grupi E sheh në fushë duelet Gjeorgji- Turqi dhe Bullgari Spanjë. Në Grupin G, Holandë- Poloni dhe Lituani- Maltë. Në Grupin J dy takimet e sotme i përkasin; Kazakistan- Uells dhe Lietenshtejn- Belgjikë.

Programi i 8 takimeve të ditës së sotme të fushatës kualifikuese të zonës së UEFA-s për Botërorin 2026:

Kazakistan- Uells 16:00

Gjeorgji- Turqi 18:00

Lituani- Maltë 18:00

20:45

Bullgari- Spanjë

Litenshtejn- Belgjikë

Luksemburg- Irlandë e Veriut

Holandë- Poloni

Sllovaki- Gjermani/Sportiim.al/

Vazhdo leximin