Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër
Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri me datë 11 prill. Një stërvitje e 13 partnerëve që vijnë nga rajoni i Ballkanit, por jo vetëm, ajo ka si objektiv të testojë përgatitjen e forcave të mbrojtjes civile në rast përmbytjesh, gatishmërinë e institucioneve vendase si dhe koordinimin mes vendit pritës dhe ndihmës që vjen nga vendet e tjera. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi në ceremoninë e çeljes se kësaj stërvitjeje se “kjo është një ngjarje e rëndësishme për të testuar bashkëpunimin e shumë shteteve në raste përmbytjesh, për t’iu kundërvënë fatkeqësive të natyrës në mënyrë të koordinuar”. Ky projekt është financuar nga DG ECHO, Bashkimi Europian dhe ka filluar që në janar të vitit 2024....