Edon Zhegrova zbulon talentin “e fshehtë” pasi u bë lojtari i Juventusit (VIDEO)

Edon Zhegrova zbulon talentin “e fshehtë” pasi u bë lojtari i Juventusit (VIDEO)

Edon Zhegrova te Juventusi ishte lajmi sensacional i verës, duke shënuar kështu një ngjitje të jashtëzakonshme në karrierën e tij sportive. Edhe pse rruga deri këtu ka qenë e gjatë, Edoni, që vjen nga Kosova, ka dëshmuar se me talent, punë dhe përkushtim mund të kapërcehen të gjitha kufijtë. Në intervistën e tij të parë për klubin e ri, ku u prezantua për tifozët e Juventusit, sulmuesi anësor ndau një detaj interesant që deri tani nuk e kishte zbuluar: talenti i tij i fshehtë është muzika. Kjo përgjigje erdhi si pjesë e një vargu pyetjesh që iu drejtuan gjatë prezantimit, ndërsa ai mbante me krenari fanellën bardhezi të “Zonjës së Vjetër”. Ky pasion për muzikën nuk është befasues, duke pasur parasysh që edhe motra e...