Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“U bëra keq nga deklarata e Tares”, babai i Gimenezit: Ishte e çuditshme, donin të shisnin një lojtar titullar
Deklarata e Igli Tares për Santiago Gimenezin ka shkaktuar çudi në familjen e këtij të fundit. Drejtori sportiv shqiptar u shpreh pak ditë më parë se ishte në bisedime për një shkëmbim mes sulmuesit meksikan dhe Dovbyk-ut. Këto fjalë kanë befasuar Santiagon dhe të atin e tij. Në një intervistë për “Claro Sports”, babai i Gimenezit ka treguar se nuk po arrinin ta kuptonin situatën e krijuar. Christian Gimenezi çuditet me faktin se një klub si Milani shpenzoi 40 milionë euro për sulmuesin meksikan dhe më pak muaj më pas po shqyrtonte mundësinë e largimit. Ai nënvijëzon se në këtë vendim mund të ketë ndikuar fakti se Tare dhe Allegri kanë ardhur rishtazi dhe nuk e kanë njohur mirë potencialin e Santiago Gimenezit. “Ishte një...