Nga Velipoja në Ksamil, plazhet më të pista në vend/ Raporti i AKM: Vendet me ujin më të pastër

Nga Velipoja në Ksamil, plazhet më të pista në vend/ Raporti i AKM: Vendet me ujin më të pastër

Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje të keqe. Ndotësit më të mëdhenj janë bizneset që shkarkojnë ujërat në lumenj e dete. Një raport i Agjencisë kombëtare të Mjedisit tregon se situata ka ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm. Plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum. Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec. Aktualisht në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer...