“Situata të tilla ndodhin kudo në botë”/ Bajrami braktisi Shqipërinë, Silvinjo: Fola 30 minuta në telefon me të

“Situata të tilla ndodhin kudo në botë”/ Bajrami braktisi Shqipërinë, Silvinjo: Fola 30 minuta në telefon me të

Pak ditë më parë, mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Bajrami 23 vjeç, braktisi Shqipërinë për Zvicrën teksa ekipi ishte grumbulluar për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë për kualifikueset e Botërorit 2026. Por trajneri Silvinjo thotë se situata të tilla ndodhin kudo në botë. Megjithatë, ai shtoi se pasi u informua për këtë vendim, bisedoi për rreth 30 minuta me vetë Bajramin. “Ne kemi plotësuar listën e pritjes që në datën 17 gusht, nuk kemi pasur ndonjë feedback nga klubet e lojtarëve. Kur kemi nxjerrë listën zyrtare nuk kishin ndonjë problem, por një ditë më pas dikush nga Federata më telefonoi dhe më tha që Bajrami ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën. Kam folur me të për 30 minuta në telefon, por nuk kemi çfarë të themi...