Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Sylvinho reagon për “tradhtinë” e Bajramit: E kam ndihmuar, por nuk ndihem fajtor pse iku
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur gjatë në konferencën e sotme për shtyp, një ditë para miqësores ndaj Gjibraltarit. Sigurisht që tema kryesore ishte “tradhtia” e Adrian Bajramit, i cili në mënyrë të befasishme la Shqipërinë dhe zgjodhi Zvicrën. “Ai kishte shumë probleme te Benfica, nuk luante, por ne e afruam në kombëtare. Të shtunën kam folur 30 minuta me të në telefon, por përmbajtja e bisedës mbetet mes meje dhe tij. Nuk ndihem fajtor në asnjë mënyrë për largimin e tij, nuk ka shans. I uroj më të mirën Bajramit, këto janë gjëra që ndodhin kudo. Mbaj mend që ka ndodhur edhe te Brazili, ku kishte lojtarë që ishin në dilemë të zgjidhnin Brazilin apo Italinë. E përsëris, i uroj më të mirën”,...