Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit…

Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit…

3 Shtator 2025 15:20 Alfred Lleshi Manuel Akanji, nga grumbullimi i kombëtares zvicerane, ka folur për transferimin e tij tek Interi dhe periudhën e fundit të merkatos: “Ishte e vështirë për agjentin tim, sepse kishte opsione të tjera, por unë i kisha idetë e qarta: doja të luaja në nivelet më të larta europiane dhe me Interin e arrij këtë. E para fanellë që mbaja ishte e Christian Vierit, kur luante tek Interi. Plus, i fejuari i motrës sime është tifoz i madh i Interit. Kam lidhje të ndryshme me këtë skuadër”. Për largimin nga City: “Guardiola nuk besonte më tek unë? Ishim 6 mbrojtës qendrorë. Ai e tha hapur se askush nuk do ta kishte vendin të sigurt dhe kështu ndodhi. Nuk ishte situatë...