Portieri i parë, që pësoi gol nga CR7: Si ndihem? Atëherë isha shumë i zemëruar, sot i lumtur…

Portieri i parë, që pësoi gol nga CR7: Si ndihem? Atëherë isha shumë i zemëruar, sot i lumtur…

3 Shtator 2025 14:03 Alfred Lleshi Ish-portieri portugez Joao Ricardo ka kujtuar momentin historik kur pësoi golin e parë të karrierës së Cristiano Ronaldos. Ai pranon se atëherë e përjetoi me nervozizëm, por sot ndjehet krenar që është pjesë e historisë së CR7. Ja deklarata e tij: “Kur ndodhi, u ndjeva nervoz dhe i frustrar, por sot jam i lumtur. Cristiano e mori topin në mesfushë, dribloi lojtarët dhe nuk më dha asnjë shans të reagoja. Askush nuk mund ta ndalte, ishte i papërmbajtshëm. Kam pësuar shumë gola, por kurrë nuk do ta harroj të parin e Cristianos, as ai nuk do të më harrojë mua.  Një herë u takuam në Portugali, i thashë kush isha dhe më kujtoi menjëherë. Kur Cristiano shënoi golin e...