Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Verstappen: Ndoshta nuk fitoj më një titull tjetër në F1, por s’dua të bëhem një klloun
Pas katër sezonesh si mbret i Formula 1, Max Verstappen po përgatitet t’i thotë lamtumirë “numrit 1” në njëvendëshen e tij në fund të një sezoni të dominuar nga McLaren. Piloti i Red Bull është i treti në renditjen e pilotëve dhe do të duhet të mbajë pas George Russell për të qëndruar në podiumin e kampionatit në fund të sezonit. Holandezi ka fituar dy gara në vitin 2025 (Suzuka dhe Imola), por nuk duket se ka më potencialin për të sfiduar për një tjetër fitore. Në një intervistë, Verstappen përsëriti se ka shumë projekte garash jashtë këtij sporti. “Jam shumë i lumtur dhe krenar për atë që kam arritur deri më tani. Mendoj se kjo është tashmë më shumë se sa kisha ëndërruar ndonjëherë...