Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu, ngreji pantallonat o çun!
Emri i Edon Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm mes tifozëve, por edhe te politikanët shqiptarë. Pas urimeve nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Erion Braçe. Në një “story” në Instagram, Braçe komentoi me humor veshjen e sulmuesit 26-vjeçar gjatë prezantimit te Juventusi në Torino. “Pupupupupu! Ngriji pantallonat u çun. Po vjen te ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”, shkroi ai. Braçe është një tifoz i ‘Zonjës së Vjetër’ dhe është ‘kujdesur’ që të këshillojë Zhegrovën për ‘look-un’. Kujtojmë se sulmuesi i Kosovës firmosi deri në verën e 2030 te Juvja.